Shkruan Ilir Sadriu
Kryetari analfabet me tendencë të përfshirjes së edukimit të tij edhe në revidimin e Strategjisë për zhvillim të Komunës së Preshevës 2019-2023.
Pas miratimit dhe shfuqizimit të Planit famëkeq të avansimit të pozitës së migrantëve si dokument strategjik i Komunës së Preshevës, kësaj radhe qytetarëve të Komunës së Preshevës, nga kuzhinat e Beogradit përmes shpediterit të dështuar politik po ju servohet një dokument tjetër strategjik i komunës së Preshevës ai i Revidimit të strategjisë për zhvillim të Komunës së Preshevës, ku në pjesën e plotësimeve të strategjisë së re ka elementë që janë plotësisht të pafalshme te pjesa e përshkrimit të popullsisë, shkallës së arsimimit dhe edukimit, ku më mjeshtri shumë të madhe kuzhina e Beogradit ka futur elemente të cilat Komunën e Preshevës në fushën e arsimit e paraqesin sikurse pas daljes nga lufta e dytë botërore, mbase sikur jetojmë në ndonjë sistem shoqëror indigjen.
Në përshkrimin e gjendjes së arsimit, në pjesën tekstuale dhe në grafikonin 5, theksohet se shkalla e analfabetizmit nga numri i përgjithshëm i popullsisë pre 29.600 banorë, femra analfabete janë 16.41%, meshkuj analfabet 7.40%, shprehur në numra i bie që 2690 banorë të jenë analfabet.
Nga numri i përgjithshëm i banorëve, vetëm me shkollim fillor femra janë 67.33%, meshkuj 46.91, me arsim të lartë femra 1.28%, meshkuj 3.31%, ndërsa me shkollim superior femra 1.16% dhe meshkuj 4.38%.
Marrë në tërësi nga numri i përgjithshëm i banorëve të Komunës së Preshevës me këtë paraqitje në revidimin e Strategjisë për zhvillim të Komunës së Preshevës i bie që me shkollim superior janë vetëm 5% e popullsisë, kur e dijme që çdo vit rreth 500 nxënës mbarojnë shkollimin e mesëm, ndërsa me këtë pershkrim del se vetëm 25 prej tyre vazhdojnë studimet në universitete publike e kolegje universitare në rajon!
Të gjithë jemi dëshmitar se nga 500 nxënës të cilët mbarojnë shkollimin e mesëm në Preshevë, diku 25 nxënës çdo vit regjistrohen vetëm në shkencat e mjekësisë në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë. Po sa e sa te tjerë ne degë tjera universitare ku me një siguri të madhe jo me pak se 80 % e nxënësve që mbarojnë shkollimin e mesëm regjistrohen në fakultete sidomos pas hapjes së dyereve universitare për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Shkup edhe atë pa limit shikuar në sistemin e kuotizimit!
Shifër tjetër alarmante është edhe paraqitja e popullsisë vetëm me shkollim fillore që rezulton të jetë 60% nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 29.600 banorëve, ku 20424 janë vetëm me shkollim fillore.
Kjo gjendje e paraqitur në këtë Revidim të strategjisë për zhvillim të Komunës së Preshevës e cila është miratuar nga ana e Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, nuk mund të ishte ndryshe, kur përfaqësohet nga një i pashkolluar dhe një analfabet politik.
Prandaj nëse në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal do të miratohet ky përshkrimin i shkallës së analfabetizmit dhe të pashkollimit, do të jetë një akt i turpshëm, i pafalshëm, i errët, dhe nënçmues për të gjithë qytetarët e Preshevës, ndërsa për Investitorët e huaj potencial tkurrje të tërësishme, kur shohin një gjendje të tillë shkollimit dhe mungesës së kuadrove.
Të shohim nesër se si barcoleta gjermane dhe kreu e “ndryshimit” do të mbuloj këtë turp përmes llomotitjeve të tij, e që përmes thënies së filozofit pellazg Demokriti shpërfaqet mirë karakteri i shthurur i këtij njeriu!
“Shumë prej atyre që kryejnë akte të turpshme, mbajnë fjalime frymëzuese”…Demokriti
Nënkryetari i PDSH-së: Edhe një vendim skandaloz i Kryetarit të komunës së Preshevës
Date: