Nënshkruhet koalicioni për Qeverinë e re në Mal të Zi, zotohen se nuk do të tërheqin njohjen e Kosovës

Date:

Krerët e tre koalicioneve që fituan shumicën e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi nënshkruan një marrëveshje mbi parimet e qeverisë së re malazeze.

Në marrëveshjen që nënshkruan, liderët e “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, udhëheqësi i koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq dhe udhëheqësi i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, ndër të tjera, u zotuan se qeveria e re nuk do të fillojë asnjë iniciativë ose veprim për të ndryshuar flamurin shtetëror, stemën dhe himnin, shkruajnë mediat malazeze.

Marrëveshja thotë se qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë shpejt, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE.

Gjithashtu, krerët e tri partive zotohen se qeveria e re nuk do të fillojë asnjë procedurë për për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Marrëveshja u hartua në anglisht dhe gjermanisht.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...