Nuk i vazhdohet mandati drejtorit të “Moravicës” Gazmend Aliu (video)

Date:

Këshilli mbikqyrës sot ka emëruar Zihni Kamberin për drejtor të ndërmarrjes “Moravica” në Preshevë. Edhe pse kjo ndërmarrje është ndërmarrje komunale, për ndryshimet në kreun e saj sot me një komunikat për publikun u paraqit subjekti politik Alternativa për Ndryshim. Në komunikatën e APN-së ndër të tjera thuhet se “Pas 10 marsit për një periudhe te shkurtër, NP Moravica prap u rikthye në atë gjendje ku e gjetëm, ku edhe pasqyroi pushtetin që sapo dështoi, ku dominoi kaosi, përçarja dhe dobësia në çdo aspekt.Këshilli mbikëqyrës përveç konstatimit të skadimit të mandatit të drejtorit, ka verejtur një kaotizëm në funksionimin dhe menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje dhe pershkak të lejimit që Moravica të rikthehej në këtë gjendje, nuk do të propozohet prap, dhe në vend të tij u propozua si ushtrues Zihni Kamberi, ku në këtë mënyrë Alternativa dëshmon se pamarrë parasysh ngjyrave politike, parimet e punës janë më të mëdha se çdo drejtor, dhe më të rëndësishme se çdo interes tjetër partiak”.
Eshtë interesante se APN në këtë komunikat kritikon pushtetin e mëparshëm për siç thuhet gjendjen kaotike në “Moravic” edhe pse kjo ndërmarrje udhëhiqej nga drejtori i emëruar nga radhët e APN-së z.Gazmend Aliu, i cili në seancën e kuvendit komunal ku diskutohej për raportin e kësaj ndërmarrje nga ana e kryetarit të APN-së dhe këshilltarve të kësaj partie u patë lavdëruar për menaxhim tepër të mirë, dhe kur ish pushteti tentoi ta shkarkoj z.Gazmend Aliu punëtorët patën organizuar protest para komunës, protestën e puntorëve kundër këti shkarkimi e patë përkrahur edhe Shqiprim Arifi, kurse tani të njejtit drejtor nuk ju vazhdua mandati dhe u kritikua për krijim të kaosit. Qeverisja lokale e kryesuar nga Ardita Sinani nuk e shkarkuan z.Gazmend Aliu deri në përfundim të mandatit pasi që edhe pushteti por edhe qytetarët ishin të kënaqur me shërbimet që ofroi kjo ndërmarrje në udhëheqjen e drejtorit Aliu. Në videon e mëposhtme mund të shihni kronikën e realizuar nga Rtv Aldi rreth protestës së punëtorve kundër shkarkimit të Gazmend Aliut dhe deklaratën e Shqiprim Arifit rreth përkrahjes së drejtorit Aliu

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...