Nuk ndalet Shaip Kamberi-dhjetëfishon subvencionet për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Date:

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi si duket e ka marrë seriozisht zhvillimin ekonomik me fokus të veçantë subvencionimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të komunës së Bujanocit. Deri sa paraardhësi i ti, ish Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi për këtë dedikim ndante vetëm 1,3 milion dinarë, kryetari aktual Shaip Kamberi i ka dhjetëfishuar fondet për subvencionim. Në njoftimin e Komunës së Bujanocit rreth kësaj teme thuhet:
Hapet konkursi për subvencionimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Është hapur Konkursi në vlerë prej 9 milion dinarëve për subvencionimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Konkursi do të zgjasë 20 ditë ndërsa krijimi i vendeve të reja të punës është mision i kësaj nisme.
Për dallim prej vitit të kaluar ku shuma prej 1.3 milion dinarëve iu është ndarë vetëm një kompania, të drejtën për konkurim e kanë të gjithë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Buxheti për subvencionim këtë vit është rritur dhjet fish më shumë se sa vitet e kaluara.
Konkuroni në linkun:
http://bujanovac.rs/vest/alb/800

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...