Pas 10 viteve mungesë, sigurohet uji për Shtëpin e shëndetit në Preshevë

Date:

Shumë pacientëve të komunës së Preshevës i ka ndodhur që të shkojnë në Shtëpin e shëndetit për të rregulluar një dhëmbë apo për ti bërë analizat e gjakut por që janë kthyer pa i marrë shërbimet e nevojshme apo kanë qenë të detyruar të drejtohen në ordinanca apo laboratore private, shkaku i mungesës së ujit. Kjo animali në Shtëpin e shëndetit është prezente tani e dhjetë vite. Por falë angazhimit të drejtorit të këti institucioni shëndetsor Reshat Ymeri, pacientët e komunës sonë nuk do të përballen me keto probleme.
” Ka dy ditë që po hapet pusi në oborrin e Shtëpis së shëndetit ku thellsia e pusit ka arritë në 100 metra dhe për fatë të mirë është paraqitur sasi e madhe e ujit e cila do të mbulojë pa problem nevojat e këti institucioni. Kemi pasur në vazhdimsi probleme me mungesën e ujit dhe nuk kemi mundur ti ofrojmë shërbimet e nevojshme për pacientët tanë. Tash e tutje shërbimet do të jenë shumë më të mira sepse nga pusi ka dalë sasi e madhe e ujit. I falënderohem kryetares së komunës Ardita Sinani e cila nuk hezitoi të na ofrojë ndihmë financiare me qëllim të sigurimit të ujit dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase për pacientët tanë” deklaroi për portalin rtvpresheva.com drejtori Ymeri.
Përndryshe, me emërimin e zotit Reshat Ymeri drejtor në Shtëpin e shëndetit janë përmisuar dukshëm shërbimet në të mirë të pacientëve. Vetëm disa muaj më parë drejtori Ymeri së bashku me kryetaren e komunës Ardita Sinani dhe zotin Riza Halimi pas disa takimeve në Ambasadat e Japonisë dhe Norvegjisë arritën të sigurojnë ndihma prej qindra mijëra euro në teknologji më të re për Shtëpin e shëndetit në Preshevë. Tani është bërë edhe hapi tjetër për sigurimin e ujit i cili ka mbi dhjet vjet që është në mungesë në këtë institucion./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...