Pas reagimit të Shoqatës së gazetarëve të Shqipërisë, reagon edhe ajo e Serbisë për Rtv Preshevën

Date:

Shkroi: Sllagjana Dimitrijeviq, Shoqata e gazetarëve të Serbisë

Preshevë: (mos)Financimi i mediave përmes projekteve
Komuna e Preshevës ka ndarë vitin e kaluar 3,5 milion dinarë mediave pa konkurs, ndërsa në Ndërmarrjen publike RTV Presheva dërgojnë kuadro, të njejtën nuk e financojnë. Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës, ka publikuar në profilin e tij Facebook më 27 dhjetor 2018 se Komuna u ka ndarë portalit www.presheva.com 2 milion dinarë, ndërsa TV Aldit 1.5 milion dinarë.
Në këtë informacion nuk do të ishte asgjë e çuditshme sikur Komuna e Preshevës, gjatë vitit të kaluar, të kishte shpallur konkurs për bashkëfinancimin e projekteve mediale. Por, nuk e ka bërë.
Në publikimin në Facebook, Arifi për ndarjen e 3,5 milion dinarëve të mjeteve buxhetore të Komunës është thirrur në Ligjin mbi informimin. Mirëpo, sipas këtij Ligji, ndarja e mjeteve mediave është e mundshme vetëm përmes konkursit për bashkëfinancim, i cili me këtë rast nuk ekziston.
Me çfarë baze kanë ndarë mjete për mediat e lartëpërmendura, Visar Mehmeti shef i kabinetit të Kryetarit të Komunës, është përgjigjur: “Sipas Ligjit mbi prokurimet publike”.
Siç thotë ai, në pyetje është Neni 7. në të cilin në realitet definohet se çka nuk është prokurim publik: “blerja, zhvillimi, produksioni apo koproduksioni i programit të Radios dhe Televizionit apo koha e emitimit të programit”.
Me këtë nen, si përjashtim në të cilin Ligji respektohet janë “të mirat publike, shërbimi apo punët e nevojshme për produksion, koproduksion apo emetim i programeve të tilla”.
Se çka më saktësisht kanë porositur dhe marrë nga këto dy media, Visar Mehmeti nuk ka ditur të thotë, duke arsyetuar këtë se në postin e shefit të kabinetit të Kryetarit të Komunës është emëruar para disa muajve dhe se nuk është i njoftuar me të gjitha ngjarjet në Komunë.
Në telefonin e TV Aldi me ditë të tëra askush nuk paraqitet.
Në portalin www.presheva.com shkurtimisht janë përgjigjur se “janë paraqitur në konkurs, ka qenë një projekt voluminoz, qëllimi i të cilit ka qenë përcjellja e seancave të Kuvendit”.
Në pyetjen se kur është shpallur ky konkurs, na thanë t’i drejtohemi Komunës.
Komuna e Preshevës për vitin 2018 kishte planifikuar mjete për informimin, mirëpo pa përgjigje mbeti edhe pyetja “pse nuk është shpallur konkursi”. Kemi marrur vetëm një zotim të Visar Mehmetit se këtë vit “konkurs sigurisht do të ketë”.
Ndarja e mjeteve buxhetore për informim, pa konkurs, nuk është problemi i vetëm me mediat në Preshevë. Në fund të vitit të kaluar, në Seancën e Kuvendit, është konstatuar dorëheqja e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Radio-Televizionit PRESHEVA, Ramiz Mehmeti ndërsa nuk është emëruar Drejtori i ri.
Ashtu siç kemi shkruar edhe më herët, RTV PRESHEVA edhe më tej është NDËRMARRJE PUBLIKE. Komuna në vitin 2015 ishte kundër Vendimit që ky medij të shitet, prandaj vendosi që të privatizohet përmes ndarjes së aksioneve pa pagesë të punësuarëve. Të drejtë në aksione, sipas Vendimit të Ministrisë së ekonomisë, kishte vetëm Ardita Saqipi, për shkak se të punësuarit e tjerë kishin marrë aksione pa pagesë të ndërmarrjeve shtetërore. Të paknaqur me këtë Vendim, 14 nga gjithësej 26 të punësuar, kanë paditur Ministrinë e ekonomisë, ndërsa Gjyqi themelor në Nish ka sjellur Vendimin që Ministria e ekonomisë ta rishqyrtoj vendimin e saj. Ministria sërish ka sjellur vendimin e njejtë, ndërsa të punësuarit sërish e kanë paditur të njejtën. Procesi gjyqësor është duke vijuar edhe më tej.
Sipas fjalëve të Zejnulla Dautit, gazetar në RTV PRESHEVA, ata që nga dhjetori i vitit 2017 nuk kanë marrë pagat e tyre. Komuna, sipas fjalëve të tij, këmbëngul se “nuk ka kurrnjifarë obligimi ndaj kësaj media, sepse është privatizuar”.
“Kuvendi i Komunës së Preshevës ka aprovuar kërkesën për shkarkim të u.d. Drejtor Ramiz Mehmeti. Gjatë vitit 2017 poashtu kanë shkarkuar dhe emëruar drejtor në RTV PRESHEVA, edhe pse siç theksojnë “është privatizuar”. Gjatë vitit 2017 kanë shkarkuar dhe emëruar anëtarë të Këshillit mbikqyrës, kanë formuar edhe Komisionin i cili do të shqyrtoj situatën në RTV PRESHEVA, në krye të të cilit komision është Kryetari aktual i Kuvendit, Sami Salihu. Gojarisht kanë kërkuar që t’iu ofrojmë tërë dokumentacionin lidhur me problematikën e RTV PRESHEVA, të cilën edhe e kemi bërë. Kur kërkojmë të na financojnë, apo të shpallin konkurs, thonë se nuk kanë kompetenca”, shtoi Zejnulla Dauti.
Avni Haliti, sekretar i Kuvendit komunal vërteton se janë emëruar dhe shkarkuar drejtorat, por shton se për këtë janë konsultuar me Ministrinë e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, e cila nuk i ka lejuar t’i ndajnë mjete RTV PRESHEVA-së.
“Kuvendi ka të drejtë të emëroj Drejtor, por jo edhe ta financoj punën e këtij mediumi. Problemi me RTV PRESHEVA-në është i komplikuar dhe duhet të angazhohen edhe Ministria e ekonomisë dhe ajo e kulturës, ashtu që të zgjidhet ky problem”, theksoi Avni Haliti.
Në pyetjen se “pse nuk është shpallur konkursi për bashkëfinancim të projekteve mediale” dhe në bazë të cilave fakte u janë ndarë mjete buxhetore TV Aldit dhe www.presheva.com-it, ai sërish na drejton tek Kryetari i Komunës, duke shtuar, sikur edhe të gjithë të tjerët me të cilët biseduam nga Komuna, se e gjitha kjo “është çështje politike”.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...