Për 3 ditë vriten mijëra musliman, bota “demokratike” heshtë

Date:

Schug, tha se sipas të dhënave që janë siguruar nga të gjithë aktivistët në terren në Arakan dhe nga burimet lokale, vetëm në tre ditët e fundit në fshatra të ndryshme të Arakanit janë masakruar dy deri tre mijë muslimanë

GJENEVË (AA) – Zëdhënësja e Këshillit Evropian për Muslimanët Rohingya (ERC), dr. Anita Schug, tha sot në Gjenevë se midis dy dhe tre mijë muslimanë janë vrarë në sulmet e ushtrisë së Mianmarit në Arakan në tre ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Schug tha se masakrat e fundit të ushtrisë kundër muslimanëve në Arakan janë me përmasa disa herë më të mëdha sesa ato të vitit 2012 dhe ngjarjet e tetorit të vitit të kaluar. “Situata asnjëherë nuk ka qenë kaq e keqe. Në Arakan jemi ballë për ballë me një gjenocid të ngadalësuar”, tha Schug.

Schug njoftoi se vetëm dje në fshatin Saugpara në qytetin Rathedaung në Arakan janë vrarë mes 900 dhe një mijë muslimanë, duke shtuar se nga kjo masakër ka arritur të mbijetojë vetëm një fëmijë mashkull.

Schug, e cila punon si mjeke në Zvicër, tha se sipas të dhënave që janë siguruar nga të gjithë aktivistët në terren në Arakan dhe nga burimet lokale, vetëm në tre ditët e fundit në fshatra të ndryshme të Arakanit janë masakruar dy deri tre mijë muslimanë. Ajo nënvizoi se pas këtyre masakrave qëndrojnë pjesëtarët e ushtrisë së Mianmarit.
Kjo ngjarje e tmerrshme çuditërisht po kalon në heshtje dhe deri tani kemi vetëm disa reagime sporadike.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...