Përfaqësues të Fondacionit gjerman Konrad Adenauer vizitë komunës së Preshevës

Date:

Me fillim nga ora 10:00 e ditës së sotme, përfaqësues të Fondacionit gjerman Konrad Adenauer, z.Walter Glos dhe z. Norbert Beckam – Dierkes u pritën në kabinetin e kryetares nga e para e komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.
Fillimisht kryetarja Sinani u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve.
Ata u interesuan për gjendjen në arsimin fillor dhe të mesëm për sa i përket problematikës me tesktet shkollore, por edhe gjendjes së infrastrukturës në objektet e shkollave në komunën e Preshevës, ku nga përfaqësuesit e Fondacionit morën zotimin se do të bëjnë përpjekje maksimale për zgjidhjen e këtij problemi shumë të ndieshëm.
Me këtë rast e para e komunës i njoftoi se banka gjermane nëpërmjet Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale kanë ndarë mjete në lartësi prej 50.000 Eurove donacion për sallën e edukatës fizike në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Temë tjetër me rëndësi jetike sidomos për të rinjtë e komunës së Preshevës, ishte problematika e procedurave të stërzgjatura për nostrifikimin e diplomave të univerziteteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe problemit ende të pazgjidhur me nostrifikimin e diplomave të Kosovës.
Z. Glos dhe z. Beckam – Dierkes u zotuan se do të bëjnë përpjekje që të ushtrojnë ndikimin e tyre për zgjidhjen e këtij problemi shumë ti ndieshëm, problem ky që po reflekton me largim të rinjëve të komunës tonë në drejtim të shteteve perëndimore.
Në përfundim të këtij takimi, përfaqësuesit e Fondacionit gjerman Konrad Adenauer dhe kryetarja e komunës u dakorduan për një takim të rradhës gjatë muajit tetor.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...