PVD dhe PDSH bashkojnë votat, zgjedhin Shukri Ymerin Kryetar të KKSH (Video)

Date:

Pvd dhe Pdsh mbrëmë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në Këshillin Kombëtar Shqiptarë pasi që shumica e deritashme nuk ishte funksionale, kurse vdekja e Kryetarit të deritashëm të KKSH, Jonuz Musliu, shpejtoi lidhjen e kësaj marrëveshje shkaku se ky organ i rëndësishëm për shqiptarët kishte mbetur edhe pa kryetarin e vet. Në mbledhjen e sotme të KKN u zgjodhë kryetari Shukri Ymeri nga PDSH, zavendës Ardita Sinani nga PVD, kurse për kryetar të këshillit egzekutiv u zgjodh Galip Beqiri nga PVD.
Kryetari i posazgjedhur, Shukri Ymeri deklaroi se “Duke falënderuar të gjithë ata që më përkrahën dhe do të vazhdoj të punoj në rrugën që e la edhe i ndjeri zotri Musliu në përmbushjen dhe realizimin e kërkesave tona kombëtare në bazë të katër shtyllave të Këshillit Nacional Shqiptar”, theksoi Ymeri pas zgjedhjes,raporton rtvpresheva.com
Ai theksoi se do të vazhdoj të udhëheq dhe bashkëpunojë gjithmonë me anëtarët si dhe të zbatojw vendimet të cilat merren këtu me përkushtim.

Shukri Ymeri mbante postin e kryetarit të organit ekzekutiv nga muaji Tetor i vitit 2014 ndërsa tani është zgjedhur në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar pas vdekjes së ish kryetarit Jonuz Musliu./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...