PVD fillon zgjedhjet partiake në të gjitha nivelet, paralajmërohen reforma rrënjësore

Date:

Pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit lokale, partia më e madhe në Luginë të Preshevës, Partia për Veprim Demokratik, ka filluar procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme partiake, proces ky që pritet të rezultoj me reforma në këtë subjekt politik.Ky është vendimi nga mbledhja e fundit e kryesisë së degës së PVD-së në Preshevë e mbajtrur këtë të shtune. Më poshtë po e publikojm komunikatën nga mbledhja në fjalë:

INFORMATË E KËSHILLIT PËR INFORMIM TË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK- dega Preshevë
Gjatë ditës së sotme, kryesia e degës së PVD-së me kryetarët e nëndegëve mbajti një konsultim me dy pika kryesore diskutimi: organizimi i zgjedhjeve brenda partisë si dhe funksionimi i pushtetit lokal në 100 ditëshin e qeverisjes me komunën e Preshevës.
Në këtë mbledhje u vendos që nga e shtunja e ardhshme të fillohet me organizimin e mbajtjes së zgjedhjeve të kryesive e kryetarëve të nëndegëve si dhe propozimi i delegatëve për Kuvendin e degës së PVD-së në Preshevë.
Gjithashtu ditëve në vijim, kryetarja e degës, znj. Ardita Sinani së bashku me këshilltarët e PVD në Kuvendin Komunal të Preshevës do të mbajnë konferencë për media.
Preshevë, 17.06.2018
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...