DORËHEQJE E KRYETARIT PA POPULL!
Qeverisja katastrofike komunale e Shqiprim Arifit nuk qëndroi as edhe një vjet. Lajm i mirë !
Nga ana tjetër, lajmi zhgënjyes është se « Alternativa për Ndryshim » po tenton ta fsheh dështimin e saj me presione, fyerje, kërcënime dhe shantazhe, ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit në Kuvendin Komunal.
Që nga fillimi i pluralizmit, jo pak të zgjedhur kanë ndryshuar përkatësinë e tyre partiake gjatë mandatit, si rezultat të mospajtimeve të tyre politike me partitë e tyre. Partia për Veprim Demokratik, si edhe partitë e tjera me përvojë politike në rajon, e kanë përjetuar disa herë këtë praktikë. Do ta përjetojnë mbase edhe në të ardhmen. E drejtë demokratike. Praktikë pluraliste.
E njëjta “Alternativa për Ndryshim” krekosej së fundi se ka përfshirë në radhët e saj, një këshilltar komunal të zgjedhur nga lista e Lëvizjes së Progresit Demokratik, në komunën e Bujanocit. Kur marrin këshilltar është veprim pozitiv, kur ju ikin është veprim negativ. Mos demagogji, së paku mungesë pjekurie politike dhe kapaciteti demokratik.
Por, tema e vërtetë sot është se kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi nuk është tashmë de fakto kryetar i Komunës. Ka humbur legjitimitetin. Kryetari de jure që është zgjedhur nga Kuvendi, nuk e ka më mbështetjen e Kuvendit. Nuk i mjaftojnë as votat e Bockit. Shqiprim Arifi është tashmë i vetëm dhe i vetmuar me partinë e tij pakicë. Kryetar pa popull!
Koha është që komuna e Preshevës të kthehet në duart e popullit. Komuna e Preshevës nuk mund të mbahet peng e një njeriut që nuk e ka mbështetjen e popullit. Rrjedhat politike dhe socio-ekonomike që po trokasin, nuk mund të mbeten peng të etjes për pushtet të një njeriut.
Presheva ka nevojë për kryetar të mbështetur nga populli.
Dorëheqja e kryetarit pa popull të Komunës së Preshevëvs është sot domosdoshmëri.
Në të kundërtën, të zgjedhurit e popullit duhen ta shkarkojnë kryetarin pa popull, për t’ia kthyer komunën popullit. Sepse Presheva nuk është e një njeriut.
PVD: Kur APN merr këshilltar krekosen se është veprim pozitiv, kur ju ikin është veprim negativ.
Date: