Në Stacionin Hekurudhor në magjistrale pritjet e qytetarëve për të kaluar hekurudhën janë të gjata dhe të mërzitshme. Shumë shpesh ndodh që rampa mos të hapet gjatë dhe pritjet të zgjasin më tepër se gjysëm ore. Këto pritje janë problematike sidomos kur veturat e ambulancës transportojn të sëmurët për në spitalin e Vranjës dhe pritjet e gjata mundë të jenë fatale për pacientët. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi kishte paralajmëruar se ka lidhur një marrëveshje me “Hekurudhat e Serbisë” që kur treni të mbërrijë në kryqëzimin me rrugën të ndahen vagonat dhe qarkullimi të vazhdoj pa pangesa. Por kjo marrëveshje u zbatua një kohë të shkurtë dhe përsëri vazhdon avazi i vjetër. Cdo ditë treni ndalet disa herë në ditë dhe vozitësit e shumtë presin kohë të gjatë deri sa kryhen procedurat e doganimit të mallrave në tren./www.rtvpresheva.com/
Radhë të gjata në kalimin e hekurudhës në Preshevë
Date: