Ragmi Mustafa: Në Preshevë po aplikohet skenari serbo-rus (Video)

Date:

Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa qëndroi në Tiranë ku u prit nga Predisednti Ilir Meta, Ai në një prononcim për Top Channel foli për situatën politike në Luginë të Preshevës si dhe për zgjedhjet e fundit lokale në Preshevë ku drejtoi akuza ndaj kryetarit të APN-së Shqiprim Arifi dhe ndaj qeverisë serbe për implikimin e saj në këtë proçes zgjedhor. Por, zgjedhjet e fundit të parakohshme thotë se i kanë ndarë keq shqiptarët atje. Ai flet për parregullsi dhe ndërhyrje të Beogradit.
“Në 6 vendvotime zgjedhjet duhet të përsëriten. Kemi një kryetar të përkohshëm të emëruar nga Beogradi në shtator të vitit të kaluar. Ka zgjedhur një të përkëdhelurin e saj. Gjithë aparati shtetëror ishte ngritur për të ndihmuar një parti politike të re, që ka vetëm dy vite në skenën politike në Komunën e Preshevës dhe një lider është enigmatik dhe i panjohur jo vetëm për shqiptarët, të cilët janë mashtruar nga ndërhyrje flagrante të industrisë së blerjes së votës”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.

Mustafa është një nga politikanët e vjetër të shqiptarëve të Luginës dhe thotë se kjo që po ndodh është skenar serbo-rus për të destabilizuar situatën dhe për ta shpopulluar Preshevën nga shqiptarët. Ai ishte në Tiranë, ku takoi Presidentin dhe kryetarët e partive të opozitës, ndërsa pret reagimin e qeverisë.

“Presim reagimin e qeverisë së Shqipërisë për këtë situatë. Shqiptarët janë në rrezik, ata presin zgjidhje për problemet e tyre thelbësore. Sa të drejta të marrin serbët në veri të Kosovës, të marrin edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës nga Beogradi”, deklaroi Mustafa.

Në zgjedhjet e fundit konkurruan 4 lista shqiptare. Ato u mbajtën pas shpërndarjes së Asamblesë Komunale të Preshevës. Kryetari i komunës nuk zgjidhet me vote te drejtperdrejte, por ate e zgjedh partia qe merr me shume anetare ne Asamble./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...