Reagon ish drejtori i “Moravicës” ndaj Shqiprim Arifit

Date:

Në konferencën e sotme për shtyp e kryetarit të Organit të përkohshëm dhe të APN-së Shqiprim Arifit përveç kritikave ndaj ish pushteteve në Preshevë, kritika të forta drejtoi edhe ndaj ish drejtorit të N.P “Moravica” Gazmend Aliu. Kryetari Arifi akuzoi Gazmend Aliun për keqmenaxhim dhe krijim të borxheve prej afër 100.000 euro dhe se ish drejtori kishte shpërblyer veten me mëditje. Në lidhje me këto akuza në profilin e ti në facebok ka reaguar ish drejtori Aliu:
“Të nderuar miqë , shokë , koleg dhe ju qytetar të rrespektuar
Të gjithë jemi dëshmitar se në kohë të fundit e sidomos sot në konferencën për shtypë të kryesuesit të organit të përkohëshem po përhapen dezinformata të qellimëshme mbi funksionimin e N. P. Moravica dhe mua si Drejtor dhe si person.
Tashmë të gjithë e dinë se kjo nuk është hera e parë besoj se nuk do të jetë as e fundit që përmes dezinformatave të tilla të tentohet të njolloset figura ime. Unë mendoj se do të ishte më e drejtë para Zotit dhe para njerzve, njëkosishtë më e sinqert që qytetarëve tu thuhet e vërteta se Ne nuk ndajm më pikpamjet e njejta politike ( unë mendoj se janë shkel parimet bazë mbi të cilat është themeluar ApN-ë) se sa të tentohet në këtë mënyrë që unë të paraqitem si Drejtor i dështuar sepse ata vet e dinë mirë por edhe qytetarët e dinë mirë këtë gjë. (Se di a do të bënin deklarata të tilla apo unë do të isha ende Drejtori më i suksesëshem sikur unë të pranoja të isha ende pjes e ApN-së ?)
Deklaratat e tilla të cilat nuk i besojnë as fëmit e as ata vet se N. P. Moravica është kthyer në gjendjen e mëparshme janë qesharake dhe sherbejn vetem për të deskredituar figuren time në syt e qytetarëve e sidomos brenda partis pjes e së ciles kam qenë edhe unë dhe ku gëzoj një rrespekt të madhe në mesin e anëtarsis, partis ku edhe unë kamë dhën kontributin timë modest që të vim në pushtet. Qytetarët e dinë mirë se a është Moravica në gjendje të njejt a jo prej se kam ardhë unë si Drejtor në këtë ndërmarje.
Spekullimet e shumta mbi borxhe dhe keqëpërdorime maramendëse në N. P. Moravica më detyrojnë mua që të bëj publikë raportin financiar mbi harxhimet në këtë ndërmarje dhe qytetarët ta vlersojnë vet në mënyrë që të mos bien pre e dezinformatave të tilla.
Sa i përket pagesës për punë jashtë orarit (mëditjet) edhe ky një shpekullim tjeter unë i ftoj ata që ta bëjn publikë dokumentin ku shihet qartë se dikush në N. P. Moravica paska marë 34 mëditje brenda muajit në mënyrë që qytetaret të binden , por njëkohësishtë i ftoj ti bëjnë publikë raportet e tyre financiare kohën sa kanë qen në pushtet në mënyrë që qytetarët ti shohin harxhimet e tyre në udhtime zyrtare me para te kësaj popullate të varfër”.

Përndryshe Gazmend Aliu ishte drejtor nga radhët e APN-së dhe ishte drejtori më i lavdëruar nga ana e Këshilltarëve të kuvendit komunal si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Ai lavdërata të shumta kishte marrë edhe nga Shqiprim Arifi dhe këshilltarët e APN-së./rtvpresheva.com/

1 Kommentar

  1. Zotri Aliu ma aktiv ke qen ty ne ket pun sesa ky qe osht sod sedi po quditem pi ka erdh ky vendim mevzet per neve a rrihet 1 jav pa uj ky njeri Z . Kamberi qe eka shti Apn mas pari priton me hec e leje mo me udheq me kaq arsye sdi a ndoshta Apn ka qellim qe mundet memar Vota pi asaj Mahalle a qka o puna ktu spo dihet sen ju kisha lut o popull o qytetar te nderum kan tja mare mendja per me ja dhon voten bazonu tek vetja e jo filanin e ka shti ne pun mule ta votojm pa mar parasysh se ne qfar partie je nuk munden me u bo ksi kiksa qeter sdi se si me ju Arsyetu ma Qart

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...