Sali Berisha: Stop terrorit primitiv të Beogradit ndaj Luginës së Preshevës

Date:

Pas provokimit të avionëve serb sot në Preshevë ka reaguar edhe Sali Berisha, postimin e të cilit e publikojm në tërësi:
Terror hakmarres primitiv i Beogradit ndaj shqiptareve te Presheves per arrestimin e provokatorit Gjuriç!

Te dashur miq, ne nje perpjekje te hapur konflikti Presidenti i Serbise, pas provokacionit te ulet, dergimit ilegal ne Mitrovice te ultranacionalistit Gjuriç dhe arrestimit te ligjshem te ketij vagabondi politik nga policia e Kosoves, shpalosi sot skenarin e konfliktit ne Presheve.

Ne nje akt terrorizimi te popullates civile shqiptare te Lugines se Presheves, ai zhvilloi stervitje ajrore me fluturime te ulta te avioneve ushtarake, duke shkelur ne menyre flagrante marreveshjen e NATOs me Beogradin per Luginen e Presheves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt terrori te vertet te Beogradit ndaj shqiptareve te Lugines se Presheves, me synime te qarta destabilizuese, u bej thirrje shqiptareve te Presheves te qendrojne te palekundur ne votrat e tyre pavaresisht nga provokacionet e turpshme te Beogradit, qe pashmangshem do te kene fatin e te gjitha akteve te tyre te verbta, ultranavionaliste te meparshme!

Shikoni videon e aktit banditesk te terrorit serb. sb/www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...