Drejtori i ri i Qendrës humanitare Ruso-serbe në Nish Viktor Guljeviç mandatin e ti e filloi me një deklarat që nuk i pëlqeu aspak serbëve. Ai deklaroi se Serbët janë “Rusë të vegjël” dhe nuk mbaroi me kaq. Ai deklaroi se kjo tezë mundet eshe shkenctarisht të vërtetohet.
” Në kohën e lirë interesohem për historin e fiseve ruse, kam lexuar shumë për këtë çështje. Disa ekspert thonë se rusët kanë prejardhje nga Poli i veriut dhe janë shpërngulur më pas në jug, shkaku i klimës dhe për të populluar Evropën. Kështu që edhe për serbët mundet të dëshmohet se janë “rusët e vegjël” deklaroi Guljeviç.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Integrimeve europiane të Serbisë Jadranka Joksoimoviç. Ajo deklaroi se “Ne jemi serb! Nuk jemi “Rusët e vegjël” dhe nuk jemi “Kali i trojës” për interesat ruse në BE. Por, rrespektoj përkrahjen ruse për interesatr tona nacionale dhe ky ka qenë shkaku që nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë”./www.rtvpresheva.com/
Serbët janë Rusët e vegjël dhe kanë ardhur nga Poli i veriut deklaron drejtori i Qendrës humanitare Ruso-serbe në Nish
Date: