Shaip Kamberi serbëve: Mos luani me zjarr

Date:

Reagim i kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, rreth iniciativave të deputetit Nenad Mitrovic i cili po tenton ti bashkoj disa ndermarrje qe udhehiqen nga serbet per te vepruar si trup i perbashkët, e që duket si pushtet paralel i serbëve në Bujanoc.
Nuk mohoj të drejtën e askujt për të krijuar organizata joqeveritare.
Nuk mohoj të drejtën e askujt me dhënë kontributin e vet për të mirën e Bujanocit.
Por, secili që për qëllimet e veta politike tenton që këtu të ndërtojë pushtete paralele duhet të dijë se po luan me zjarrin në një komunë në të cilën raportet ndërnacionale janë akoma të brishta.
Aq më tepër ata që tentojnë të uzurpojnë kompetencat e vetëadministrimit lokal që janë të përcaktuara më ligj po bëjnë lojën e dreqit.
Më mbetet të shpresoj që iniciativat për paralelizma nuk i ka rrënjët në “qendër” dhe se ideja për destabilizim i përket vetëm një grupi politikisht të margjinalizuar në Bujanoc.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...