Sot, në komunën tonë prita anëtarin e bordit ekzekutiv të NLB bankës, z. Vladimir Vasilijeviq ku u bisedua për revitalizimin e hapësirave të qendrës tregtare Interspeed afër kufirit me Maqedoninë dhe përgatitjeve për hapjen e kësaj qendre.
Sipas z. Vasilijeviq dokumentacionet për të aplikuar në procesin e legalizimit janë pothuajse të përfunduara dhe në një afat prej dy javëve pritet të iniciohet ky proces.
Punimet për rekonstruimin e objektit planifikohen të fillojnë brenda dy muajve në mënyrë që gjatë sezonës verore të bëhet funksionalizimi i plotë dhe hapja e qendrës.
Ky projekt është i rëndësisë së madhe pasi që ofron mundësi për punësime të reja dhe ndikon në zbutjen e papunësisë në komunën tonë.
Ndër të tjera, shpreha keqardhjen time që ky projekt u zvarrit nga pushteti i kaluar dhe e sigurova z. Vasiljeviq se tani çështja e dokumentacionit të nevojshëm do të shkojë pa pengesa, thuhet në deklaratën e kryetarit të komunës z.Shqiprim Arifi./www.rtvpresheva.com/