Stadiumi i qytetit në Preshevë bëhet me tribuna-fillojnë punimet

Date:

Presheva edhe pse ka dhënë shumë futbollist me emër dhe gjatë historisë së re ka pasur ekipe mjaftë cilësore, për fat të keq asnjëherë futbolldashësit e shumtë preshevarë nuk kanë patur mundësinë të ulen në tribuna të stadiumit për të përcjell ndeshjet pasi që ato kanë munguar

Megjithë se në të kaluarën qytetarëve ju premtua disa herë se do të ndërtohen tribunat kjo nuk ndodhi asnjëherë. Sot, kryetarja Ardita Sinani ka njoftuar se pas realizimit të ndërtimit të zhveshtores së re, kanë filluar punët në realizimin e këtij projekti dhe se stadiumi i qytetit në Preshevë tani më do të ketë tribuna moderne

Postimi i kryetares Ardita Sinani

Ndryshe është sporti me publikë. Këtë e kuptuam më shumë tash gjatë pandemisë ☝️
Kur e kuptuam më mirë se sporti nuk është vetëm i sportistëve, por sidomos i shoqërisë 🤝
Prandaj është e rëndësishme që sporti preshevar të ketë kushte më të mira për publikun 👊
Prandaj po i përfundojmë sipas planit, tribunat e Stadiumit të Qytetit 💪
Për sportin e të gjithëve dhe për të gjithë.
Për futbollin e nesërm ⚽
Për Preshevën e Re

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...