Stankoviq: Per tre vite nga KNSH nuk eshte propozuar asnje tekst mesimor ne gjuhen shqipe

Date:

Kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq për mediat ka thënë se deklaratat e fundit “nuk janë asgjë e re nga Jonuz Musliu i cili edhe më tej vazhdon retorikën e qysh para 10 viteve duke besuar se do të arrij të realizoj diçka që as Bashkësia ndërkombëtare po as shqiptarët e këtij rajoni nuk besojnë se është e mundur.

“Musliu kryen dy funksione të rëndësishme për të cilat merr rrogë nga buxheti i Serbisë. Për këto tre vite sa është kryetar i KNSH-së nuk ka propozuar asnjë tekst mësimor për fëmijët që mësojnë në gjuhën shqipe. Duhet ti kushtoj më shumë vëmendje zgjidhes së problemit në nivel lokal se sa promovimit personal” ka thënë Stankoviq.
Gjat kohës së mandatit të parë të Këshillit Nacional që udhëhiqej nga Galip Beqiri (PVD, UDSH) ishin siguruar me dhjetra tekste nga Shqipëria për nxënësit shqiptar, por me krijimin e shumicës së re në këtë organ ky proces ka stagnuar dhe është ndërprer në tërsi./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...