Bregdeti i Detit të Zi është rajoni më i rëndësishëm i pushimeve për Rusinë. Por ka edhe objektiva për sulme ushtarake për Ukrainën: portet dhe objektet e naftës.
Sipas burimeve ushtarake ruse, Ukraina sulmoi mbrëmë bregun rus të Detit të Zi me një tufë të madhe dronësh. Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se 128 dronë armik ishin kapur, 83 prej tyre mbi rajonin bregdetar Krasnodar në Rusinë jugore. Një informacion i tillë ushtarak nuk mund të verifikohet në detaje, por shifrat e dhëna lejojnë të nxirren përfundime për shtrirjen e sulmeve.
Kanalet ruse të telegramit raportuan se zjarri kundërajror mund të dëgjohej qartë në qytetin port të Tuapse. Në qytet ka një rafineri të madhe. Nuk pati raportime për dëme të mëdha. Një shtëpi private u dogj nga rrënojat, tha guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Vladimir Kondratiev.
Dëme të ngjashme të vogla u raportuan pranë portit të Novorossiysk dhe në rrethin Temryuk. Aeroporti i Soçit, zemra e rajonit rus të pushimeve në Detin e Zi, duhej të mbyllej përkohësisht.

