“Tullumba është një ëmbëlsirë mjaft e njohur në vendin tonë. Brumi i tullumbave siç është ai i pastes shu. Këto ëmbëlsira skuqen direkt në vaj e më pas futen në shurup sheqeri.
- Serviret për (persona):6 Persona
- Koha e pregatitjes:30min
- Koha e gatimit:20min
- Kalori:–
- Vështirësia:E lehtë
Tullumbat janë një nga ëmbëlsirat më të dashura. Skuqen direkt në vaj të nxehtë e më pas
futen në shurup sheqeri. Janë vërtet të shijshme e miqtë tuaj do të mbeten të kënaqur nga ky gatim.
Përbërësit
Udhëzimet
- Hedhim në një tenxhere ujin, kripën, sheqerin, gjalpin e prerë në kube të vegjël që të shkrijë sa më shpejte. Kështu i copëtuar nuk ndryshon masën e ujit duke vluar shumë. I përziejmë mirë dhe i ngrohim deri sa të llojë të vlojë. E heqim nga zjarri dhe hedhim miellin e situr dhe e përziejmë shpejt me një lugë druri.
- E vendosim në zjarr të ulët duke e përzier gjithmonë derisa të shohim që masa të shkëputet lehtë nga anët e enës dhe të formoj një masë si top. Më pas masën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi e lemë të ftohet. Mund ta vendosim poshtë një ene me ujë të ohtë ose akull për të përshpejtuar ftohjen.Pasi të jetë ftohur i shtojmë vezët një nga një duke e përzier çdo vezë derisa të shpërbëhet komplet. Kjo fazë do një përzierje shumë energjike. Vazhdojmë ta përziejmë derisa të arrijmë një masë të trashë në formë kremi dhe pak elastike.
- Masa e përgatitur hidhet në xhep pastiçeri duke vënë formën e dhëmbëzuar. Nëse nuk keni xhep, lyeni dy lugë me vaj dhe formoni toptha të vegjël.
- Në një tigan hedhim vaj dhe e lemë të nxehët. Fillojmë të hedhim brumin nëpërmjet formës së dhëmbëzuar direkt në vaj të nxehtë por me zjarr të ulët. Pasi janë skuqur i heqim me kujdes nga vaji dhe i hedhim në shurup të fohtë ku mbahen përreth 3-5 minuta.
- Sherbeti per tollumba:
- Hedhim sheqerin, ujin dhe i vëmë në zjarr për 5-10 minuta ose sa te marri një vale.
- Shtojmë lëng limoni dhe e leme më pas të ftohet.Më pas i nxjerrim dhe i rreshtojmë në pjatë.
- Pasi të jenë ftohur i shërbejmë!
- Ju bëftë mirë!

