Qeveria e Kosovës edhe këtë vit po vazhdon që përmes Këshillit Kombëtaqr Shqiptar financimin e projekteve të ndryshme për ndihmë qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës
Pas përmbylljes së afatit të aplikimit në Thirrjet publike, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka shpallur listat preliminare të përfituesve të bursave për studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës si dhe përfituesit e ndihmës së njëhershme financiare për nxënësit pa asnjë ose me vetëm një prind, prindi i/e të cilëve nuk jeton më.
Kryetarja e komunës së Preshevës si person i afërt i kryeministrit Kurti, ka faleminderuar Qeverinë e Kosovës për qasjen e vazhdueshme drejt ndihmës për qytetarët tanë.
“Këto bursa dhe ndihma janë pjesë e përpjekjes sonë të përbashkët për të mbështetur të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre edukativo-arsimor dhe për të lehtësuar barrën financiare të familjeve në nevojë.Të gjitha këto realizohen falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila, me përkushtim e përgjegjësi, ka vazhduar ta mbështesë Luginën e Preshevës në linjën e saj të rregullt buxhetore” ka deklaruar Ardita Sinani
“Mirënjohje e thellë për Qeverinë e Kosovës 🇽🇰 për këtë përkrahje të rëndësishme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional në dobi të rinisë dhe familjeve shqiptare në Luginën e Preshevës” ka përfunduar kryetarja Sinani