Vetëvendosje përgjysmohet, por mbetet e para

Date:

Bazuar në numrin e përgjithshëm të votave të numëruar nga Komisioni Qendror Zgjedhor deri në ora 9:30 për kryetar të Komunave sipas partive politike Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para duke arritur të grumbulloj 205 mijë e 854 të votave apo 25.7 për qind.

Krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit, partia e drejtuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënie të ndjeshme pasi ai në zgjedhjet parlamentare kishte arritur të marrë 50,28 për qind të votave.

Në vendin e dytë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës kështu duke grumbulluar plot 181 mijë e 121 vota apo 22,6 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës, ka arritur të grumbulloj 171 mijë e 630 vota apo 21,4 për qind.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 85 mijë e 555 vota apo 10,6 për qind.

Në zgjedhjet lokalet të 17 tetorit kanë votuar 799 mijë e 960 qytetar nga gjithsejtë 1 milionë e 885 mijë e 448 qytetarë me drejtë vote.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...