​Sulmi me armë në Jarinë, ndërpritet përkohësisht qarkullimi në pikën kufitare në Serbi

Date:

Objekti i zyrtarëve policorë dhe doganierëve është goditur me plumb sonte rreth orës 19:00 në Jarinjë.

Për fat të mirë, përveç dëmeve në objekt nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihet autori dhe motivi i këtij sulmi.

KosovaPress nga Jarinja bën të ditur se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa raporton se komunikacioni është ndërprerë në drejtimin Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, derisa policia të përfundojë punën.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se sonte është sulmuar me një predhë të armës së zjarrit është sulmuar pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinje.

“Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasdites, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS”, thuhet në përgjigjen e Policisë

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...