Festohet me armë fitorja e PDK-së në Skenderaj, plagoset një person

Date:

Një person është plagosur në orët e mbrëmjes në qytetin e Skenderajt, në sheshin e të cilit po festohet nga ku u raportua edhe për të shtëna me armë.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.”, tha Zahiti për Reporteri.net.

Ai tha se rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në qytetin e Skenderajt sipas rezultateve të Komsisionit Qendror të Zgjedhjeve po prin kandidati I PDK-së, Fadil Nura.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...