Në zyren e Partisë për Veprim Demokratik sot qëndroi për vizitë ambasadori i Suedisë Jan Lundin i cili në një takim që zgjati tre orë takoi kryetarin e PVD-së Riza Halimin. Në takim morën pjesë edhe bashkëpuntorët më të ngushtë të ambasadës Suedeze. Në konferencën e organizuar pas takimit ambasadori Ludin deklaroi se “ishte kënaqësi të takosh liderin Halimi me të cilin biseduam gjërë e gjatë për situatën e përgjithshme në Luginë të Preshevës e veçanërisht në Komunën e Preshevës. Zotëri Halimit i premtuam se do shfrytzojm ndikimin tonë te zyrtarët serbë që të bëjnë më tepër për përmisimin e gjendjes së përgjithshme të qytetarëve tuaj. Gjithashtu me z.Halimi biseduam dhe u dakorduam që me ndihmën e qeverisë së Suedisë të investojm në një të ardhme të afërt në rregullimin e problematikës së ujit të pishëm dhe në menaxhimin e mbeturinave” deklaroi ambasadori Ludin, raporton rtvpresheva.com.
Ndërsa kryetari i PVD-së, Riza Halimi pas takimit deklaroi se ” takimi ishte shumë i frytshëm dhe se priten hapa konkret në angazhimin e ambasadës suedeze si në rrafshin politik ashtu edhe ate ekonomik. Së shpejti pritet që me iniciativën e Ambasadës së Suedisë, të organizohet shumë shpejt një takim i të gjithë ambasadorëve të shteteve nordike me Kryetaren e Komunës së Preshevës ku do të diskutohen iniciativa konkrete në të mirë të komunës sonë”.
Nga burimet tona mbrenda takimit gjithashtu kuptuam se Riza Halimi drejtoi kritika serioze në adresë të institucioneve të Serbisë ku ambasadorit i deklaroi se të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës janë në nivel më të ulët se sa që ishin edhe në kohën e diktatorit Millosheviç./rtvpresheva.com
Ambasadori i Suedisë takim me Riza Halimin
Date: