Sot në territorin e Preshevës gjatë tërë ditës mbretëroi kohë me vransira dhe me shi, kurse në mesditë filloi një rrebesh shiu i cili rrugët e Preshevës i shndërroi në lumenj. Gjithashtu, siç ndodh zakonisht te ne pas çdo rrebeshi shiu, kanalizimet fekale nuk mundën të përballojn sasinë e madhe të ujit dhe siç po shihni në foto, ata derdheshin në rrugë. Kjo problematikë në komunën tonë është e kahmotshme dhe na përsëritet çdo vit, shpresojm që sot rrebesh shiu të ketë pasur edhe në Danimarkë, atje ku po qëndron për vizitë Kryetarja e Komunës së Preshevës dhe të shohë se si Danimarka menaxhon shirat dhe kur të kthehet në Preshevë, më në fund ti përvjelë mëngët dhe të i përvishet punës në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Megjithëse ky problem është i trashëguar nga e kaluara, pushteti aktual duhet ta ketë prioritet rregullimin e kësaj problematike./rtvpresheva.com/
Kështu dukeshin rrugët pas rrebeshit të shiut në Preshevë
Date: