Daçiç: Albin Kurti mund ta ndezë gjithë rajonin, ai është “fuqi baruti”

Date:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, Kosovo-online, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është faktori kryesor de-stabilitetit, derisa këtë të fundit e ka quajtur “fuqi baruti” që mund ta ndezë gjithë rajonin.

“Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Kurti është faktori kryesor i de-stabilitetit, se është një fuçi baruti që mund të ndezë gjithë rajonin”, tha Daçiç.

Kryediplomati serb është pyetur edhe për reagimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian pas mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë e zyrës së një organizate joqeveritare në Prishtinë dhe ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Megjithatë, nëse do të jenë efektive varet vetëm nëse Kurti do t’i dëgjojë kundërshtimet e tyre. Nga praktika e kaluar kemi pasur shembuj se ai absolutisht nuk reagon ndaj presioneve që vijnë nga jashtë, sepse beson se e ka mbështetjen e disa vendeve, në radhë të parë të Gjermanisë”, potencoi ai.

Po ashtu Daçiç ka theksuar se Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i informuar për situatën në Kosovë, derisa ka potencuar se Serbia e udhëhequr nga presidenti do të bëjë të gjitha përpjekjet diplomatike “për të qetësuar situatën në Kosovë” dhe për të vazhduar dialogun.

“Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe dialog, por sigurisht që nuk do të lejojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të popullit serb në Kosovë”.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...