Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë dhe kryetarja e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani ka reaguar ndaj qasjes jokorrekte të zyrtarëve të BE-së ndaj të drejtave të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë
Ardita Sinani ka theksuar zyrtarëve të BE-së ju pengon shuarja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, por se ata heshtin ndaj diskriminimit enorm që po kjo Serbi i shkakton shqiptarëve në Luginë, siç është rasti me heshtjen ndaj pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
“Kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja lehtësisht bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së EURO-s të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel.
Por kur bëhet fjalë për Serbinë, duket se vlejnë standarde tjera. Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë?” ka deklaruar Sinani
Ardita Sinani ka numëruar edhe marrëveshjet e miratuara nga ana e Serbisë e që nuk i zbaton ende
“Apo për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?” ka përfunduar Sinani