Ilir Sadriu: Vendim skandaloz i qeveris, PDSH bojkoton organin e përkohshëm

Date:

Ilir Sadriu, nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë emërimin e Shqiprim Arifit për kryetar të organit të përkohshëm të komunës së Preshevës e ka quajtur skandaloz.

Ai në deklaratë për RTK tha se partia e tij nuk do të merë pjesë në punët e këtij organi.

“Përderisa detyrat e këtij organi janë që të përgatit për zgjedhjet e reja , konsiderojmë që me këtë përbërje të organit të përkohshëm PDSH nuk do të bëjë shërbim këtij organi” është shprehur Sadriu.

Sipas tij vendimi i qeverisë për emërimin e organit të përkohshëm që do të qeverisë me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e reja është flagrant.

Qeveria e Beogradit me kryeministre Ana Brnabiq ka emëruar anëtarët e organit të përkohshëm për kryetar Shqiprim Arifin dhe anëtarët tjerë Armend Aliu, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Branko Trajkoviq.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...