Ju mundi pra. Humbi betëjën, por, qysh ditën e parë ajo ka fituar luftën.

Date:

Qytetari nga Bujanoca, Rahim Salihu ka shkruar një shkrim ku përshkruan Ardita Sinanin dhe ndodhit e fundit që sollën te shkarkimi i kryetares së parë femër të Preshevës, me ç’rast Qeveria serbe emëroi Këshillin e përkohshëm. Portali rtvpresheva.com publikon shkrimin në tërësi
Ju do të jeni kryetar aktual, të ardhshëm ose ish kryetar komune, ndërsa Ardita do të jetë përgjithmonë gruaja e parë Kryetare në historinë e Preshevës.
Prandaj ajo fitoi. Ju mundi të gjithëve. Edhe ata që ishin edhe ata që do të vijnë. Ju mundi sepse për ju çdoherë do të thuhet “ka qenë kryetar komune”, ndërsa për Arditën do të thonë “Ishte gruaja e parë në krye të komunës – Ishte gruaja që mori përsipër përgjegjësinë e burrave”.

Ju mundi pra. Humbi betëjën, por, qysh ditën e parë ajo ka fituar luftën.
Ju mundi edhe pse harxhuat mijëra euro dhe u dashët të futni në funksion gjitha “miqësitë” e tuxharët për ta mposhtur. E larguat por kurrë nuk do ta mposhtni – era e ndryshimeve që ajo e nisi në Preshëvë do të shndërrohet një ditë në tornado që do t’ju shpiej atje nga keni ardhur.
Fitoi ndaj të gjithë juve që në fushatën që po vjen, do të llomotitni me gojën plot për “avancim të pozitës së gruas shqiptare”, “rritje të përfaqësimit të sajë në jetën publike”, “inkuadrimin e gruas në vendimmarrje”, Ju që për 5 muaj rresht bëtë çmos kundër një gruaje, mëkati i vetëm i së cilës ishte guximi për të qenë Kryetare në mesin e shumë “meshkujve” të etur e të pangopur për pushtet, se burra.. burra ka kohë që nuk pamë..
Çfar mendoni? Kush do t’ju besoj kur do të flitni për përfaqësim, integrim e avancim të gruas shqiptare?
Apo ndoshta mendoni se mjafton të llomotitni se avancimi i gruas është çështje numrash/rrespektim i ligjit dhe vendi i saj është vetëm çdo i treti në listën zgjedhore, por jo edhe në krye të Komunës?
Cili do të jetë arsyetimi juaj?
“E kontrollonte kryetari i partisë dhe ajo s’mund të funksiononte”, përderisa ju, vet ju, anëtarëve tuaj u kontrolloni liket e facebookut, kafet me shokët, angazhoni njerëz t’i përcjellin se ku shkojnë e me kë rrijnë.
Mendoni se do t’ju besojë dikush juve “në pakufizimin e hapsirës për veprim që proklamoni”?. Juve që edhe vetë jeni të kontrolluar.
Çfar do që thuani e bëni, do të pajtoheni me mua se ajo nuk ishte një kryetar i zakontë i kësaj komune.
Ajo ishte femra e parë shqiptare në krye të komunës së Preshevës dhe mbetet gruaja me guxim për tu përballur me politikën qendrore e cila preferon klientelizmin në vend të demokracisë.
E tillë do të mbetet përgjithmonë Ardita.
Gjithë ju të tjerët do të jeni kryetar të zakont që do të vini nga njëra apo tjetra parti politike, nga “kasaba”, ky apo ai katund, nga ky apo ai pazar politik që për ditë po bëni, por, asnjëherë nuk do të mbani epitetin të cilin do ta mbajë në jetë të jetëve Ardita.
E para.
E para, por, jo edhe e fundit.

 

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...