Edhe sot, sikur disa herë të tjera qytetarët e Preshevës u “ngulfatën” nga tymi i dendur që mbuloi Preshevën nga zjarri në deponinë e mbeturinave
Komuna e Preshevës kishte ndarë një shumë të konsiderueshme të buxhetit për vendosjen e kamerave të sigurisë me qëllim që mos të përsëritet ndezja e mbeturinave. Mandje Ndërmarrja “Moravica” kishte angazhuar edhe një roje te deponia. Mirëpo, megjithate po përsëritet ndezja e mbeturinave dhe qytetarët po pësojnë.
Pas zjarrit të madh në deponi në shtator të vitit 2019 këshilltari i Prtisë për Veprim Demokratik Rinor Krasniqi kishte kërkuar zyrtarisht nga administrata komunale se sa i ka kushtuar komunës fikja e zjarrit dhe siç mund të shihni në dokumentin zyrtar nga Komuna e Preshevës fatura ishte 3.299.740,00 dinarë ose 28.202 euro (njëzet e tetëmijë e dyqind e dy euro)!
Në përgjigjen e Kryeshefit të Administratës, Agim Ymeri ndër të tjera thuhet se “Fatura për kryerjen e punëve rreth shuarjes së zjarreve është paguar sipas Aktvendimit për shfrytzimin e rezervave buxhetore nr.400-76/2019, në shumë prej 3.299.740,00 dinarëve (me TVSH të përllogaritur)
Partitë opozitare kishin shfaqur dyshime se zjarret po ndizen qëllimshëm që pastaj nga mjetet e buxhetit të qytetarëve të shpenzohen mijëra euro për fikjen e tyre. E sa do kushton kësaj radhe fikja e zjarrit mbetet të shihet.
