Pas pritjes që ja bëri në Tiranë kryetares Ardita Sinani, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka dhënë një deklaratë për media për takimin në fjalë
Ministri Hasani ka deklaruar se me knaqësinë më të madhe ka pritur zonjën Ardita Sinani me të cilën Qeveria e Shqipërisë ka dhe do vazhdojë të kultivojë mardhënie të shkëlqyera.
“Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë 🇦🇱 ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.
Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit” ka shtuar Igli Hasani
Me marrjen e udhëheqjes së Komunës së Preshevës nga pushteti i ri i kryesuar nga Ardita Sinani komunës së Preshevës po i hapen dyert si në Shqipëri, Kosovë por edhe te faktori ndërkombëtar dhe kjo përkrahje pritet të rezultojë me projekte konkrete për qytetarët e Preshevës.
Postimi i plotë i Ministrit Igli Hasani
Me Ardita Sinanin, kryetaren e Komunës së Preshevës.
Kënaqësi të ndanim me të diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.
Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë 🇦🇱 ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.
Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit.