Përçarje në APN-Shqiprim Arifi kundër zgjedhjeve partiake (Dokument)

Date:

Ish-Kryetari i Komunës së Preshevës dhe kryetari i Alternativës për Ndryshim (APN), Shqiprim Arifi ka injoruar kërkesën e shumicës së nëndegëve të partisë së tij për kuvend zgjedhor, që do të mundësonin krijimin e kuvendit të partisë.

Në kërkesën e nënshkruar nga kryetarët e njëmbëdhjetë nëndegëve nga gjithsejtë njëzet e një sa ka APN kërkohej nga Arifi që t’i iniciojë zgjedhjet e brendshme partiake për ta zgjedhur kuvendin e partisë. Por edhe pas disa muajve, Shqiprim Arifi nuk ka treguar vullnet politik për të përfillur kërkesat e shumicës së nëndegëve të tij.

Si parti e re politike, APN kishte garuar në zgjedhjet e fundit lokale me organe inicuese.
Pas nëntë muajsh ushtrimi të pushtetit, ajo pati dalur në opozitë si pasojë e prishjes së koalicionit me partnerin e saj, Partinë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit.

Kriza në APN shpërfaqet në kohën kur shumica e tanishme lokale parlamentare në Preshevë ka humbur shumicën dhe kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale në muajt në vijim, njofton Rtk dhe Zëri.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...