Në studion e një televizioni lokal sonte mysafir në studio ishin përfaqsuesit e Partis Demokratike Shqiptare, kryetari i saj Ragmi Mustafa, nënkryetari Ilir Sadriu si dhe këshilltari Shpat Aliu. Tema e emisionit ishte ndodhit e fundit politike në Komunën e Preshevës me çrast drejtuesit e PDSH-së adresuan kritika në drejtim të pushtetit ku u tha se pushteti që sapo humbi shumicën nuk ishte në nivelin e detyrës.
Mirëpo, kritika të ashpërta përfaqsuesit e PDSH-së patën në adres të APN-së të cilën në vazhdimësi e quajtën “Alternativa për mashtrime” si dhe kryetarin e saj Shqiprim Arifi për të cilin u tha se është vetëm një mashtrues ordiner i cili është i sjellur në Preshevë nga nëntoka. Ardhja e tij ka çregulluar të gjitha partit politike, ku është bërë edhe kontraband me njerëz pasi që nga ky subjekt politik është kontrabanduar këshilltarja e PDSH-së.
Gjithashtu, Ragmi Mustafa deklaroi se ky mashtrues ka premtuar hapjen e shum fabrikave në Preshevë por që ato kanë qenë vetëm mashtrime sepse asgjë nuk ka realizuar nga këto premtime, kurse për fabrikën e këpucave “Solid” Mustafa tha se nuk e ka sjell Shqiprim Arifi pasi që kjo ndërmarrje një kohë të gjatë është e pranishme në Setrbi ku prodhon këpucë dhe çizme për xhandarët serb. Këshilltari Shpat Aliu tha se nuk dallon asgjë mes Asadit dhe Shqiprim Arifit pasi që sipas Aliut ata janë të njejtit diktator, ku aktivistët e APN-së as nuk guxojn të pinë kafe me aktivistët e PDSH-së.
Ragmi Mustafa deklaroi se në të kaluarën kemi pasur debate normale mes partive rivale, por me ardhjen e Shqiprim Arifit nga Gjermania, për të cilin tha se nuk e di askush të kaluarën e ti, nuk dihet nga cilat mjete jeton ai kur nuk punon asgjë, me ardhjen e ti në Preshevë u krijuan armiqësi të mëdha mes qytetarëve tanë.
Krejt në fund, kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa deklaroi se PDSH është rehabilituar pas ndarjes dhe se zgjedhjet do ti fitoj bindshëm./rtvpresheva.com/
Ragmi Mustafa: “Alternativa për mashtrime është parti neokomuniste”
Date: