Sot Gjykata franceze më në fund liroi kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn i cili padrejtësisht mbahej i arrestuar që tre muaj për akuzat e Serbisë për krime lufte. Lideri i parë që u deklarua për lirimin e Ramushit dhe që përshëndeti këtë akt është Kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi i cili në faqen e ti zyrtare në facebook shkruan: Lirimi i Ramush Haradinajt shënon edhe një herë fitore të drejtësisë dhe fund të shantazhave të inskenuara.
Me këtë i jepet fund tentativave të vazhdueshme të Sërbisë për të njollosur luftën e drejtë dhe për t’i relativizuar krimet e forceve të saja të kryera në Kosovë./rtvpresheva.com/
Date: