Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç dje nga qyteti i Leskovcit sulmoi ashpër Kryeministrin e Shqipëris z. Edi Rama për deklaratën e ti rreth bashkimit kombëtar mes Shqipëris dhe Kosovës duke deklaruar se kjo deklarat është luftënxitëse. Gjithashtu Vuçiç nuk ngurroi që Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn ti quaj kriminel lufte dhe armiq të Serbisë.
Mirëpo, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç nervozizmin më të madh e shprehu ndaj PVD-së ku deklaroi: “Unë mendoj se Bashkimi Europian po e nënvlerson atë që po ndodh edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, e nëse doni edhe në disa organe të qeverisjes në Bujanoc. Keni parë se ata në Preshevë (PVD) vetë kanë vendosur të largojnë nga pushteti disa njerëz të mirë. I larguan ata njerëz që janë marrë me ekonomi, ata shqiptarë që kanë dëshiruar të mendojnë për hekurudha dhe rrugë, ata njerëz që kanë ardhur me mentalitet ndryshe nga jasht për të qeverisur Preshevën, të sjellin diçka të re. Ata kanë sjellur energji të mirë, me neve kanë bashkëpunuar shkëlqyeshëm, por duket se ky bashkëpunim ishte mëkati më i madh. Ata në Preshevë kanë shkarkuar njeriun që erdhi nga Gjermania, të cilit i ka interesuar të sjell investitor në Preshevë, që të bisedohet për investime dhe ekonomi në një ambient tjetër. E këta tjerët e larguan nga pushteti sepse duke i shërbyer një politike nga ana tjetër (Kosovë dhe Shqipëri), deklaroi para shum gazetarëve serb Vuçiç, transmetoi Tv Pink nga Beogradi.
Date: