Shënohet dita e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë (Foto)

Date:

Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Preshevë është shënuar sot dita e shkollës fillore Ibrahim Kelmendi, raporton Presheva.AL

Shkolla “Ibrahim Kelmendi” ka filluar punën para 52 viteve ku dhe ka ndërruar disa objekte, gurëthemeli i objektit të sotshëm është bërë në vitin 1965.

Shkolla njëher kishte emrin “18 nëntor” më pas “15 nëntori” ndërsa nga viti 2008 mban emrin e prof. Ibrahim Kelmendi

Në këtë shkollë vijojnë mësimin 1650 nxënës si dhe 143 punëtor dhe 40 punëtor në administratë si dhe punëtorë ndihmës.
Fjalën përshëndetse e mori drejtoresha e kësaj shkolle Besa Sahiti ku përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti sukseset e nxënësve të kësaj shkolle nëpër gara regjionale dhe republikane transmeton rtvpresheva.com

Më pas u lexua një historik i shkurtër për profesorin e nderuar Ibrahim Kelmendi.

Programi vazhdoi me recitime, muzikë dhe valle të përgatitura nga kori i nxënësve të kësaj shkolle.

Vlenë të theksohet se mysafir në këtë manifestim ishin edhe udhëheqsia e dy shkollave nga Prishtina si dhe nga Shkupi, shkolla këto që janë të binjakzuara me Shkollën Fillore “Prof Ibrahim Kelmendi”./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...