TripAdvisor: Saranda vendi i dytë në botë për pushime

Date:

TripAdvisor, platforma më e madhe e udhëtimit në botë, pak para shpalljes së pandemisë globale publikoi fituesit e çmimit “2020 Travelers’ Choice Awards for Destinations” (Zgjedhjen e Udhëtarëve për Destinacionet e vitit 2020).

Në renditjen e TripAdvisior, qyteti i Sarandës renditet në vendin e dytë, që duhet vizituar këtë vit.

Në vendin e parë të TripAdvisor, është krahina ruse e Kaliningrad, dhe pas saj vjen Saranda dhe pas saj Bejruti i Libanit.

Vlerësimi bëhet sipas destinacioneve që panë rritjen më të madhe të vlerësimeve pozitive dhe sipas kërkesës së turistëve.

Vlerësimi i platformës TripAdvisor është realizuar duke u bazuar në kritere siç janë: rritja e vlerësimeve pozitive dhe kërkesat që kanë turistët.

Por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, autoritet po këshillojnë qytetarët e tyre që ti kalojnë pushimet brenda vendit, për të shmangur rrëzikun e një infektimi të mundshëm.

Ndëkohë Greqia që e ka turizmin shtyllën e ekonomisë ka deklaruar se do të mirëpresë turistët. Ata do të mund të vizitojnë Greqinë këtë verë, por rregullat e distancimit social do të mbeten në fuqi për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi. Vendi do të marrë masa paraprake të rrepta.

Saranda, perla e rivierës shqiptare është një ndër destinacionet e preferuar jo vetëm nga turistët e huaj, por edhe për shqiptarët e Diasporës.

Qyteti i Sarandës ka plazhe mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, plazhi i Pasqyrave dhe ai i Ksamilit ofrojnë për turistët gjatë verës pushime mbresëlënëse. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj. Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

TripAdvisor, plarforma më e madhe e udhëtimit në botë e ka përzgjedhur Sarandën si një nga destinacionet e vitit 2020.

Vlerësimi

Saranda e cila konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare, dhe destinacionet më argëtuese është renditur shpesh herë gjatë viteve të fundit, në listën e vendeve që duhen vizituar. Media italiane e ka renditur më herët ndër 10 qytet europiane që duhen vizituar, shkruan Diasporashiptare.al, përcjell rtvpresheva.com

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...