Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme ka të ngjarë të hiqet më 6 maj, përcjell rtvpresheva.com
Ai tha se propozimi i nënshkruar nga presidenti dhe kryeministri do të shkojë në Kuvend të mërkurën dhe se pritet të ngrihet gjendja e jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi të enjten. “Kjo do të nënkuptonte që nuk do të kemi orë policore që nga e enjtja,” tha presidenti në Tv Pink.
“Sigurisht që është e vështirë për njerëzit që të kalojnë kohën në shtëpi, por ishte mënyra e vetme për të ruajtur prindërit tanë, për të ruajtur edhe më të rinjtë, dhe unë mendoj se në pjesën më të madhe ja kemi arritur ta bëjmë atë,” tha Presidenti Vuçiç.